Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambientet e SPAK së bashku me vajzën e saj.
Teksa është shfaqur në godinën e organit të akuzës, Kryemadhi është shprehur se ndodhej aty për të marrë dosjen për të cilën akuzohet.
“Erdha që të marr dosjen”, ka thënë shkurtimisht Kryemadhi, pa dhënë detaje të tjera.
GJKKO i ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje” Kryemadhit per 3 vepra penale, duke nisur nga ajo e korrupsionit, pastrimit te parave dhe fshehje pasurie, kurse bashkëshorti i saj me të cilin është në proces divorci, Ilir Meta, qëndron i paraburgosur prej arrestimit më 21 tetor të këtij viti.
#lajmetefundit #gazetatemavideo #lajmeshqip #lajme #politika
Ещё видео!