Policia e Shtetit ka dalë me një tjetër njoftim lidhur me protestën e djeshme për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. Sipas raportit te policise, behet e ditur se janë arrestuar në flagrancë 59 shtetas, ndërkohë që 116 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
“Si pasojë e dhunës me gurë, pllaka guri, sende të forta dhe lëndë piroteknike u plagosën 5 punonjës policie, duke u shkaktuar dëmtime të rënda fizike, thuhet ne njoftim, u shkatërrua sinjalistika ne rruge. U është vënë flaka kazanëve të mbeturinave, si dhe në institucionet shtetërore dhe subjektet private janë shkaktuar dëme të mëdha materiale”.
Policia e Shtetit, nisur edhe nga fakti i pjesëmarrjes së të miturve në protestë është munduar të parandalojë përshkallëzimin e tubimit duke iu bërë thirrje të pandërprerë protestuesve që të shpërndaheshin pasi tubimi i i paligjshëm dhe veprimet e tyre ishin në kundërshtim të plotë më ligjin, por mbi të gjitha përdorimi i dhunës po rrezikonte jetën e punonjësve të policisë, të të miturve në tubim dhe të qytetarëve të tjerë.
Shërbimet e Policisë kanë përdorur të gjitha mjetet e ligjshme për të neutralizuar personat e dhunshëm të cilët bënin thirrje për grumbullime dhe nxisin turmat për të dhunuar punonjësit e Policisë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Protesta#Arrested#TopChannel
Ещё видео!