Përgjaken sërish rrugët e vendit, pasi mëngjesin e sotëm kanë humbur jetën dy shtetas në akse të ndryshme kombëtare. Një prej viktimave është 61 vjecari Isa Hasmuja I cili ishte duke udhëtuar me bicikletë në momentin kur u godit fatalisht nga drejtuesi i mjetit tip “Mercedes”, Nikoll Gega.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit në aksin rrugor Shkodër – Koplik në vendin e quajtur Gruemirë Çezme ndërsa i lënduari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra pasi goditja ishte fatale. Menjëherë pas ngjarjes uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat drejtuein e automjetit.
Një tjeter aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë- Shkodër në afërsi të Dajçit ku 2 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Dy të plagosur janë transportuar në spital, por shtetasi Zyhdi Meta, drejtues I njërit prej mjeteve nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
I dëmtuar në aksident ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit tjetër i cili është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë trajtimin mjekësor. Si pasojë i aksidentit të rëndë autostrada Shkodër-Lezhë u bllokua për disa minuta.
Grupi hetimor ka kryer veprimet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Aksidentet#TopChannel
Ещё видео!