#oranews #edirama #ppp #portiriidurresit #portidurresit
Porti i ri Tregtar i Durrësit në Porto Romano do të jetë me PPP.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga kjo 46% do të jepen nga qeveria dhe 54 % nga kompania që do të fitojë garën ndërkombëtare.
Edi Rama:"U tha për kontrata miliarda dollarëshe që do ti kushtonte Shqipërisë për ti bërë qejfin arabëve, ndërkohë që faza e parë që bën zëvendësimin e portit është 390 mln euro, ku 46% e vlerës së investimit do ta kontribuojë qeveria e Shqipërisë dhe 54% presim të jetë kontribut i kompanisë që do të fitojë garën ndërkombëtare" Në ceremoninë e prezantimit të projektit të nga studio holandeze "Royal Haskoning DHV", Rama tregoi dhe cilat kompani ftohen të marrin pjesë në këtë projekt.
Edi Rama: PPP nuk janë as formua korruptive por janë formula ekonomike të cilat kur natyrisht bëhen me transparencë funksionojnë në favor të publikut. Kur bëhen si formula e skanerave të hyrjes e daljes së Shqipërisë bëjnë që publiku të paguajë kusuret që nuk i ka. Gara do të jetë e hapur por dihe se kush nuk mund të hyhet në këtë garë.
Do të mirëpresim dhe garantojmë transparencë të plotë për të gjithë kompnaitë që vijnë nga BE, Mbretëria e Bashkuar, Turqia…
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!