[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca së bashku me ambasadorin gjerman, Peter Zingraf dhe atë franceze, Elisabeth Barsaq zbarkuan këtë të hënë në Elbasan. Diplomatët u takuan me drejtuesin politik të PS, Taulant Balla e më pas me atë të PD, Gazment Bardhi. Në fokus të bisedës mësohet se ka qenë fushata elektorale. Tre ambasadorët gjatë vizitës në Elbasan do takohen dhe me Rudina Hajdarin, kandidaten e Nismës Thurje. Ndërsa mësohet se nuk është parashikuar një takim me drejtuesen e LSI, Monika Kryemadhi për shkak të axhendës së kësaj të fundit. Prania e diplomatëve në Elbasan gjatë kësaj periudhe para zgjedhore ka qenë e shtuar, pasi konsiderohet si një ndër qarqet ku gara do të jetë e ashpër.
Ещё видео!