Lutje për Serbinë dhe Republikën Sërpska, dhe folklor. Kështu është konceptuar ‘kuvendi gjithëserb’ nën emërtimin “Një komb, një kuvend, Serbia dhe Republika Sërpska”. Me idenë e unitetit serb, kjo ngjarje e shpallur edhe si “festë e madhe”, ka nisur të shtunën në Beograd.
Në të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe presidenti i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republikës Sërpska, Millorad Dodik, si dhe zyrtarë të institucioneve më të larta të Serbisë dhe të Republikës Sërpska. Gjithashtu, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të serbëve të rajonit dhe personaliteteve të Kishës Ortodokse Serbe. Në Beograd, kanë shkuar madje edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve të Kosovës. Kuvendi mbahet në kohën e forcimit të retorikës së autoriteteve në pushtet për “rrezikimin e popullit serb”, për shkak të miratimit në Kombet e Bashkuara të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, që u kundërshtua nga Beogradi dhe Banjalluka. Serbia loboi kundër miratimit të rezolutës, sepse Beogradi zyrtar, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, nuk e njeh gjenocidin në Srebrenicë dhe përdor cilësimin “krim i tmerrshëm”. Fillimisht, kuvendi ishte paraparë të mbahej më 5 dhe 6 maj, në dy festat fetare, Pashkë dhe Shën Gjergj. Por, Dodik kërkoi të shtyhej eventi, pas miratimit të Rezolutës për Srebrenicën.
Kuvendi nisi me lutje në Tempullin e Shën Savës, nën drejtimin e kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije. “Jemi mbledhur për t’iu lutur Zotit për unitet dhe mirëqënie të njerëzve tanë, si dhe për paqe mes të gjithë njerëzve dhe të gjitha kombeve”, tha Porfirije. “Nuk nuk jemi kundër askujt, por jemi këtu për të mirën tonë, dhe për të mirën e të gjithë atyre që jetojnë me ne dhe rreth nesh” – shtoi ai duke bërë thirrje për unitet dhe harmoni, por edhe për ndërtim të paqes me të gjithë. Në vijim janë parashikuar takime të zyrtarëve më të lartë të Serbisë dhe të entitetit të Bosnjë e Hercegovinës, Republikës Sërpska, si dhe patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije. Do të ketë po ashtue dhe një mbledhje të përbashkët të dy qeverive ku sic është paralajmëruar do të miratohet edhe deklarata për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike, si dhe të së ardhmes së përbashkët të popullit serb.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Serbia#Beograd
Ещё видео!