Gazetarja Elitjona Doko raporton mbi zbulimin nga ana e Policisë Kufitare të rreth 300 kilogramë kokainë në portin e Durrësit, të fshehur në një kamion të drejtuar nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut.
Autoritetet kaluan për kontroll të imtësishëm mjetin me targa të Maqedonisë së Veriut, i cili po kalonte transit në vendin tonë dhe pas kontrollit u gjet dhe u sekuestrua edhe lënda narkotike.
Në pranga përfundoi shoferi 40-vjeçar i mjetit, Nazif Ajroski, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për të gjetur edhe personat e tjerë të mundshëm të përfshirë.
Ещё видео!