#oranews #sindrome #femijet
Sindroma e njohur “gojë, dorë, këmbë” është rikthyer te fëmijët në Shqiëpri, pas gati 2 vitesh.
Mjekët pediatër në qendrat shëndetësore thonë se më të rrezikuar janë fëmijët që qëndrojnë në komunitete si kopshtet dhe çerdhet.
Ledja Babani, pediatre në qendrën shëndetësore 6 në Tiranë thotë se kjo patologji shfaq shenja në lëkurë në këto tri zona, dhe mund të shoqërohet vetëm me temperaturë.
"Karakterizohet nga elementë përreth gojës edhe brenda, nëpër duar, në pëllëmbë dhe në këmbë. Kjo është një virozë që kalon kollaj. Mund të shoqërohet me temperaturë, nuk ka nevojë për asnjë mjekim, kalon spontanisht. Ndoshta në disa fëmijë që kanë vështirësi në të ushqyer me ndonjë xhel për të qetësuar dhimbjen e gojës," thotë mjekja.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!