Për sociologët, ngjarja makabre e vrasjes së 8-vjeçarit në Fier, shënon kulmin e krimit në Shqipëri. Sociologu Gëzim Tushi thotë se njerëzit me prirje kriminale janë shtuar në shoqërinë shqiptare.
“Ngjarja e Fierit është maja e krimit në Shqipëri, tipologjia e krimit u plotësua. Nuk i ka mbetur gjë krimit. Njerëzit me prirjet kriminale janë shtuar në shoqërinë tonë, identifikimi i tyre nuk është një proces i lehtë”.
Për sociologun, shpesh krimet të tilla kamuflohen nën tërmin e njerëzve me probleme të shëndetit mendor.
“Këto sintagma përdoren si ambalazhe për të mbuluar krimin. Ndodh pastaj që në vend ti vemë emrin e duhur krimit dhe kriminelit nuk i vemë emrin e duhur. Në qoftë se janë të sëmurë psiqikë, duhen çuar në psikiatri dhe në qoftë se janë kriminelë duhen çuar në burg”.
Por a duhen ashpërsuar dënimet për autorë të këtyre veprave penale?
“Masat janë dhe duhen ashpërsuar. Makineria e shoqërisë shqiptare ka filluar të çrregullohet. Po i prishen instrumentat e funksionimit normal si shoqëri”.
Sociologu Gëzim Tushi thotë se duhet të sofistikohen instrumentat për të identifikuar persona të tillë në shoqëri, është detyra e kësaj të fundit dhe policies për të reaguar dhe për të ndaluar ngjarje të tilla.
Tv Klan
#sociologet #gezimtushi #vrasjaneifer #matevasiu #klodiancalamani
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!