Pamjet e kamerave të sigurisë dhe metodat speciale të hetimit, çuan në zbardhjen e vrasjes së Edmond Papës e ndodhur pasditen e 16 Dhjetorit të vitit të shkuar në zonën e selitës në Tiranë. Policia bën me dije se në pranag ka rënë Albano Velo që sipas hetuesive ka pasur rolin e vëzhguesit në këtë ngjarje.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Velo është shfaqur në pamjet e kamerave të sigurisë duke e filmuar Papën ndërkohë që udhëtonte me makinën e tij personale. Grupi hetimor për vrasjne e 49 vjeࣽçarit ka shpallur në kërkim edhe një 44 vjeçar nga Tirana i cili dyshohet që të jetë ekzekutor, identitetit i të cilit po mbahet sekret nga hetuesit.
Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, deri në realizimin e krimit. Në cilësinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip "Audi" i përdorur nga autorët e dyshuar, pamje filmike dhe 3 aparate celularë. Albano Vela ishte larguar nga Shqipëria disa ditë pas vrasjes dhe ka udhëtuar në drejtim të Francës, për t’u kthyer në 31 Dhjetor, për të festuar natën e ndërrimit të viteve, por është ndaluar nga policia derisa ka firmosur prokuroria urdhër arrestimin.
31 vjeçari ka mohuar që të jetë i përfshirë në vrasje. Gjykata penale ka caktuar për të masën e sigurimit arrest në burg. Velo është djali i një punonjësi polici. Efektivi i Patrullës së Përgjithshme në komisariatin 4 është pezulluar nga detyra.
Vrasja e Edmond Papës dyshohet se ka ndodhur si pasojë e përplasajes së grupeve kriminale për çëshjtet e trafikut të dorgës. Albano Velo është i martuar më motrën e Aleksandër Sadikajt që u ekzekutua në 11 Qershor 2022 tek rrethrrotullimi i Tegut me shpërthime me eksploziv. Makinës së tij i ishte vendosur 500 gram c4.
Sipas dosjes hetimore të prokurorisë dy ditë para se ta ekzekutonte, Aleksandër Sadikaj ishte takuar me Edmond Papën në qytetin e Sarandës. Po ashtu sipas grupit hetimor ka dyshime se edhe vrasja e dy shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranja, në 18 Dhjetor në një lokal në Nea Smyrni, në Athinë ka lidhje me zinxhirin e ekzekutimeve në Shqipëri. Ekzekutimi i tyre sipas hetuesve grekë është porositur nga burgu por që motiv dyshohet përplasja e grupeve kriminale për çështjet e trafikut të drogës.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!