Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Crackman”, për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike në doza.
Kapet në flagrancë me lëndë narkotike kokainë në automjet dhe vihet në pranga 32-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike kokainë, automjeti dhe celulari i 32-vjeçarit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve hetimore për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Crackman”, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjetin më të cilin dyshohej se qarkullonte autori i këtij rasti.
Gjatë kontrollit fizik ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit F. B., dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në doza.
Në përfundim të veprimeve u arrestua shtetasi Florenc Banushi, 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestrua sasia e kokainës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme: [ Ссылка ]
Website: [ Ссылка ]
Ndiq News24 në Facebook: [ Ссылка ]
Ndiq News24 në Instagram: [ Ссылка ]
Ndiq News24 në X: [ Ссылка ]
#news24albania #lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24
Ещё видео!