Ulja e temperaturave dhe përkeqësimi i motit ka bërë që në aksin rrugor Bogë-Theth që lidh Shkodrën me Dukagjinin si dhe në segmentin Tamarë-Vermosh të ketë sërish reshje bore.
Ndërsa janë marrë masat e duhura nga firma e nënkontraktuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për rajonin e veriut për pastrimin e këtyre rrugëve nga bora në mënyrë që automjetet të lëvizin normalisht.
Pavarësisht reshjeve të borës të rëna herë pas here këtë dimër, rruga Bogë-Theth por edhe aksi Tamarë-Vermosh në Malësinë e Madhe kanë qëndruar të hapura, ndërsa aktualisht po punohet me 7 borëpastruese për të mos lejuar bllokimin e këtyre dy segmenteve të rëndësishëm.
Ещё видео!