Në ditën e 93 të luftës trupat ruse kanë bërë përparime të mëtejshme në rajonin lindor të Donetskut – duke rrethuar Sievierodonetsk dhe Lyschansk dhe kapjen e një zonë në qytetin e rëndësishëm të Bakhmut.
Zyrtarët ukrainas thonë se në ditët e fundit, rusët kanë kombinuar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, sisteme raketash, artileri të rëndë dhe tanke në një bombardim të pamëshirshëm të qyteteve në rajonet e Luhansk dhe Donetsk ende nën kontrollin e Ukrainës.
Disa zyrtarë e përshkruajnë situatën si "shumë të vështirë" dhe pranojnë se njësitë ukrainase mund të duhet të tërhiqen në disa vende.
Ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka akuzuar Moskën për kryerjen e një “gjenocidi” në rajonin lindor të Donbasit.
Ata duan ta kthejnë në hi Popasnan, Bahman, Liman, Lisinhansk dhe Severedonjetsk. Si Volnovaka, si Mariupol. Në qytetet dhe komunitetet më afër kufirit rus, në Donjetsk dhe Luhansk, ata mbledhin të gjithë ata që munden për të mbushur vendin e të vrarëve dhe të plagosurve në kontigjentin pushtues.E gjithë kjo, duke përfshirë dëbimin e popullit tonë dhe vrasjet masive të civilëve, është një politikë e dukshme gjenocidi e ndjekur nga Rusia”.
Nga ana tjetër perendimi dhe shba i është përgjigjur thirrjeve te vazhdueshnme të Ukrainës për më shumë armë. Ato, i kanë ofruar Ukrainës armatime me rreze të gjatë, duke përfshirë raketat M777 nga Uashingtoni dhe raketat kundër anijeve Harpoon nga Danimarka.
Uashingtoni madje po konsideron t'i sigurojë Kievit një sistem raketash që mund të ketë një rreze prej qindra kilometrash
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#volodymyrzelensky#ukraine#TopChannelNews
Ещё видео!