#kalimkufitar #merdare #kosove
Mbrëmjen e së martës pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë është mbyllur plotësisht si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Lajmin e kanë bërë të ditur Qendra Kombëtare e Kosovës për Menaxhim Kufitar, e cila ka njoftuar se shkak i mbylljes është bërë barrikada e vendosur në Serbi, rreth 2 kilometra larg kufirit.
Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka dalë edhe me një deklaratë ku u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjen nga kjo pikë kufitare dhe të gjejnë rrugë alternative.
“Grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdarë. Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës. Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit. Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
