Rritja e çmimeve, papunësia, largimi i të rinjve jashtë vendit, falimentimi i bizneseve dhe infrastruktura e munguar, janë këto motivet që shtynë banorë të Burrelit të protestojnë përgjatë ditës së sotme.
Me pankarta në duar ku lexohej ‘Bizneset po falimentojnë çdo ditë” apo “qeveria po na varfëron”, banorët marshuan për 30 minuta në këmbë në shenjë proteste në kryqëzimin e Urës së Matit, duke bllokuar kështu aksin kombëtar.
Në mbështetje të protestuesve ishin edhe deputet të partisë demokratike. Në fund protesta u shpërnda në mënyrë paqësore ndërsa për normalizimin e qarkullimit ndërhynë efektivët e policisë që e ndoqën protestën nga afër.
Copyrighted by News24 Albania
Ещё видео!