Nga informacionet ‘Top Secret’ për ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri, e deri tek të dhënat e administruara nga policia për atentate të mundshme.
Janë këto disa nga të dhënat e publikuara nga grupi i hakerave, Homeland Justice, që ka marrë përsipër sulmin kibernetik ndaj sistemeve të policisë.
Materialet e siguruara janë marrë nga posta elektronike dhe apo sistemet që kishte në përdorim ish-kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Të dhënat e publikuara flasin për një disa atentate, ku në shënjestër janë vënë dhe personazhe të rëndësishme të politikës. Mes tyre kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish-kreu i PD, Lulzim Basha.
Veç tyre, informacionet e publikuara japin detaje apo të dhëna rreth personave me precedentë të theksuar kriminal, mes tyre dhe Talo Çela.
Takimet që ky i fundit zhvillonte lirisht në Tiranë ndonëse në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Veç materialeve konfidenciale, apo komunikimeve sekrete të kryera nga ish-kryepolici, grupi i hakerave ka publikuar dhe të dhëna personale të tij nga sistemi TIMS, si dhe informacion rreth të gjitha hyrje-daljeve nga territori shqiptar.
Të dhënat sensitive të shpërndara nga sistemet apo posta elektronike e ish-Drejtorit të Policisë, Gledis Nano, nisin që nga koha kur ky i fundit ishte në krye të njësisë Antiterror.
Materialet e publikuara mbroheshin nga sekreti hetimor dhe klasifikimi i tyre si të tilla ishte minimalisht për një afat 10 vjeçar.
Tv Klan
#gledisnano #policia #email
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!