Policia e Mallakastrës ka nisur hetimet ndaj një shtetasi, i cili dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Cerrillë. 34-vjeçari është shoqëruar nga policia, ndërsa zjarri që dyshohet se shkaktoi dogji një sipërfaqe të madhe toke.
Si pasojë e erës zjarri masiv ka shkrumbuar mbi 20 hektarë pyll me pisha në Mallakastër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sakaq ndërhyrja e forcave të Policisë dhe zjarrfikëses vijon punën për shuarjen e vatrave të zjarrit. Pas rritjes së intensitetit të flakëve ëhstë kërkuar ndërhyrja nga ajri, e cila ka normalizuar disi situatën, megjithatë ende nuk është bërë shuarja e plotë e vatrave.
Nga flakët e mëdha janë përfshirë dhe tre banesa, një prej tyre e banueshme por që fatmirësisht nuk ka patur probleme në shëndetin e banorëve, si dhe dy stalla bagëtish. Për shkak të situatës së rënduar është urdhëruar që nëse është e nevojshme, të ndërmerren masa për evakuimin e banorëve të zonës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Mallakastër#Zjarri
Ещё видео!