Më shumë se 130 zjarre, të shkaktuara nga rrufetë, po shkrumbojnë pjesën perëndimore të Kanadasë, pas një vale të nxehti që theu rekordet në vend. Qeveria federale e Kanadasë tha se do të dërgonte avionët ushtarakë që të ndihmonin punonjësit e emergjencave që të vinin nën kontroll zjarret në kolumbian britanike. Më herët këtë javë, njerëzit u detyruan që për shkak të zjarreve të braktisnin shtëpitë në provincën Lytton.
Kjo e fundit, shënoi temperaturën më të lartë në historinë e kanadasë prej 49.6 gradësh celcius të martën, dhe u shkatërrua tani nga zjarret.
Flakët, në fshatin rreth 260 km në veri lindje të Vankuverit, detyruan banorët e tij të largoheshin duke lënë pas gjithcka që kishin, mbrëmjen e të mërkurës.
Brenda 15 minutash, i gjithë qyteti u përfshi nga flakët – thanë zyrtarët lokalë.
Temperatura si jo normalisht të larta janë regjistruar në pjesë të mëdha të amerikës së veriut, ditët e fundit. Ekspertët thonë se ndryshimet e klimës pritet të rrisin frekuencën e eventeve të motit ekstrem si psh valët e të nxehtit.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Canada#TopChannel
Ещё видео!