Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan rreth orës 09:05, në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, fare pranë banesës së Ardian Çapjes.
Disa persona hapën zjarr nga një automjet “Mercedez- Benz” me targa të vjedhura dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.
Automjeti i tyre u gjet i djegur në lagjen “5 Maji”. Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë dhe më pas panë makinën në flakë.
Ende nuk dihet se kush ka qenë objektiv i autoreve. Fillimisht policia tha se bëhej fjalë për një atentat ndaj pjesëtarëve të familjes Çapja. Më vonë u sqarua se të shtënat mund të kenë qenë kërcënim ndaj familjes së Ardian Çapjes. Kjo pasi makina e përdorur nga autorët, mbante targa të vjedhura të një automjeti të ngjashëm që është fqinj me familjen Çapja. Dyshimet e policisë janë se autorët kanë realizuar këtë truk, për të mos u njohur nga objektivi i tyre.Në vendin e ngjarjes policia sekuestroi gëzhoja të një arme zjarri, lloji i së cilës ende nuk është përcaktuar.
Në qytet janë ngritur pika të ndryshme, me qëllim kapjen e personave të dyshuar. Në mbështetje të policisë lokale janë instaluar edhe katër grupe të RENEA-s. Një vit gjysmë më parë Çapajt u përplasën me policinë po në Elbasan, duke qëlluar me armë ndaj një automjeti të forcave të rendit. Për këtë ngjarje u vunë në pranga Ardian Çapja, Florenc Çapja, Bledar Muça dhe 6 persona të tjerë. 6 muaj më vonë Ardian Çapja dhe Bledar Muça u lanë të lirë, pasi argumentuan në gjykatë se reaguan për vetëmbrojtje duke qenë punonjësit e policisë ishin civilë dhe nuk kishin shenja dalluese.
Ещё видео!