Në atë që e quan “rritje historike të pagave”, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije shifrat e rritjes së pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit, të burgjeve dhe të shërbimit zjarrfikës.
Rama tha se nga rritja që do të bëhet me dy hapa, një pjesë tani dhe një pjesë si sot një vit, do të përfitojnë 12120 punonjës të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, si dhe 3566 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve
Paga e drejtuesit madhor është 139 375 lekë dhe me 48 125 shtesë mujore, shkon në 187 500 lekë. Për drejtuesin më poshtë drejtuesit madhor shtohet me 24 125 dhe bëhet 137 500 lekë, për komisarin shtohen 21 mijë lekë dhe shkon 112 500 lekë. Për inspektorin e parë shtohet me 20 445 dhe shkon në 97 500.
Ndërsa për Burgjet, drejtuesi madhor sot e ka 138 375, shkon në 187 500, drejtuesi më poshtë e ka 112 e shkon 137 mijë lekë. Komisari e ka 83 mijë lekë e shkon në 112 mijë lekë dhe inspektori i parë e ka 71 000 lekë e shkon në 97 500 lekë.
Për punonjësit e PMNZH-ve, do të përfitojnë 1181 punonjës. Drejtuesi zjarrfikës shkon në 125 mijë, inspektori zjarrfikës shkon në 90 mijë, zjarrfikësi shkon në 80 mijë dhe asistent zjarrfikësi shkon në 75 mijë.
Fjala e kryeministri Edi Rama:
Ju të gjithë e keni përjetuar një rritje page vitin e shkuar, ju kemi thënë që është një rritje page që do të vazhdojë dhe tani jemi bërë gati për një rritje page të konsiderueshme. Është, në fakt, rritja më e madhe historike e pagave si rezultat të krijimit të një mundësie për ta përballuar këtë dhe me këtë rast dua t’iu them të gjithëve që punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit, oficerët në të gjithë sistemet e sigurisë, përfshirë edhe sistemin e Burgjeve, patjetër që kanë merituar më shumë dhe patjetër që meritojnë më shumë dhe kjo është vetëdija jonë. Asnjëherë nuk e kemi vënë në dyshim që shpërblimet që i kemi rritur herë pas herë nuk janë të mjaftueshme, por besoj që çdo njeri i arsyeshëm e kupton që shpenzimet në një shtëpi varen nga mundësitë dhe një shtëpi që nuk do të zhytet në borxhe dhe pastaj të mbetet pa çati, i balancon të dyja sa të mundet, siç bëni ju në shtëpitë tuaja.
Sot jemi në kushtet kur siç thashë, mund ta bëjmë këtë rritje të konsiderueshme të pagave. Ju, jam i bindur, keni dëgjuar për sektorët e tjerë dhe rritja do të bëhet me dy hapa, do të zbatohet një pjesë tani dhe një pjesë si sot një vit, pra në harkun e një viti.
Në vitin e parë, pra rritja e menjëhershme e pagës për ju që jeni në këtë sistem nga ku do të përfitojnë 12120 punonjës të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, si dhe 3566 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve do jetë pak a shumë si vijon. Kini parasysh dhe ju e dini shumë mirë, që paga e çdo niveli nuk është njësoj për të gjithë në atë nivel sepse ka vjetërsi pune ka dhe disa kushte të tjera. Gjithsesi unë po flas këtu për pagën e nivelit.
Pra, sot paga e drejtuesit madhor është 139 375 lekë dhe bëhet sot, me 48 125 shtesë mujore, shkon në 187 500 lekë. Për drejtuesin më poshtë drejtuesit madhor shtohet me 24 125 dhe bëhet 137 500, për komisarin shtohen 21 mijë lekë, gjithmonë me të reja, pra 211 mijë lekë në këtë rast dhe shkon 112 500. Për inspektorin e parë shtohet edhe këtu, me 20 445 dhe shkon në 97 500.
Ndërsa për Burgjet, drejtuesi madhor sot e ka 138 375, shkon në 187 500, drejtuesi më poshtë e ka 112 e shkon 137 mijë lekë. Komisari e ka 83 mijë lekë e shkon në 112 mijë lekë dhe inspektori i parë e ka 71 000 lekë e shkon në 97 500 lekë.
Këtu futemi në sistemin e krahasueshmërisë me Forcat e Armatosura, që praktikisht balancohet gjithë sistemi i sigurisë në Shqipëri në kushtet që flasim.
Po ashtu, kemi dhe rritjen e pagës për gratë, për punonjësit e PMNZH-ve, nga ku do të përfitojnë 1181 punonjës. Edhe këtu, drejtuesi zjarrfikës shkon në 125 mijë, inspektori zjarrfikës shkon në 90 mijë, zjarrfikësi shkon në 80 mijë dhe asistent zjarrfikësi shkon në 75 mijë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#EdiRama#Pagat#TopChannelNews
Ещё видео!