Lajme arkiva 2005
Ka vazhduar normalisht gjatë gjithë natës numërimi i votave në zonën 38 të kryeqytetit. Deri në orët e para të mëngjesit ka përfunduar procesi i numërimit për 10 qendra votimi, ndërkohë që duhet të numërohen dhe 21 qendra të tjera. Sipas zv.kryetarit të KZZ Robert Dumi gara është duke u zhvilluar mjaft e fortë mes dy kandidatëve të forcave kryesore politike, Ylli Pango dhe Anastas Angjeli.
Pas numërimit të rreth 1/3 së votave kandidati socialist ka një avantazh të lehtë prej rreth 300 votash.
Robert Dumi: Informacione të pjesshme dhe paraprake që ne kemi duket që Angjeli është përpara në 5 qendrat e para dhe parapraket e këtyre 5 qendrave të dyta. Deri tani Angjeli mund të jetë 350 vota përpara, por zonat që vijnë më mbrapa janë zona të preferuara të Pangos, kështu që mund të ketë një kompensim të këtyre, gara do jetë e fortë deri në fund besoj. Duke që LSI është forcë e tretë, është e qartë që LSI është forcë e tretë, qoftë në garën inviduale të kandidatëve për deputet, qoftë në garën partiake, duket qartë që është forcë e tretë”.
Në zonën nr 38 kanë marrë pjesë në votime 52% e zgjedhësve. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!