#reportTV #lajmeshqip #lajme Presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi ka bojkotuar nisjen e takimit në qytetin e Vlorës, ku po prezantohet projekti i stadiumit të ri të qytetit. Shkak për këtë mungesë janë përplasjet që Idrizi ka me kreun e FSHF-së Armando Duka.
"Flamurtari Footboll Club , gjatë dëgjesës refuzon të jetë bashkëdëgjues në momentin kur do të referojnë të deleguarit e Federatësë Shqiptare të Futbollit. Kjo formë civile e protestës, vjen mbas penalizimeve të njēpasnjëshme ndaj klubit, ku rasti më i fundit është mbyllja e stadiumit deri në fund të sezonit me vendimin arbitrar për të mbajtur jashtë stadiumit, sportdashësit vlonjat. Refuzojmë teatrin absurd të Federatësë Shqiptare të Futbollit!", thuhet në reagimin e Flamurtarit.
Në një prononcim për mediat, kreu i FSHF-së Armand Duka mohoi të ketë një përplasje me përfaqësuesit e klubit vlonjat.
Ещё видео!