SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Kryeministri Edi Rama i cilëson akuzat drejtuar ndaj tij orët e fundit si fantazi të cilat nuk do të mund të prodhojnë asnjë rezultat konkret. Përmes zyrës së shtypit kreu i qeverisë mohon që hetimet për zyrtarin e FBI të kenë lidhje me Shqipërinë.
“Deri dje thoshin Edi Rama dhe Sorosi, sot thonë Edi Rama dhe zyrtari i lartë i FBI, por si njëra si tjetra bien përtokë përballë fakteve të hetuara. Në këtë çështje zyrtari i lartë i FBI nuk akuzohet fare për asgjë nga këto që fliten me ulërima në Shqipëri, po vetëm për konflikt interesi në marrjen e borxhit nga miku i vet shqiptaro-amerikan dhe mosdeklarim të tij”.
Akuzat me agjentura ruse dhe biznese në Shqiperi i cilësoi kosniparcione qesharake te tipit kinematografikt te realizmit socialist. Ai dha edhe një shpjegim për kompanitë e përmendura ne diskursin politik te 24 orëve të fundit.
“Kompania Strabag është flamuri më i madh i ekonomisë austriake, e cila ashtu si edhe kompania Trema operojnë në Shqipëri prej dekadash. Të lidhësh një aksioner rus të këtyre kompanive (i cili së fundmi është përjashtuar prej tyre si një individ nën sanksionet e luftës) me këtë përrallë që edhe pa të është krejt groteske, do të thotë të jesh në dëshpërim total”.
Kryeministri preferoi tu qëndrojë fakteve kur tha se financimet e marra nga PD janë hetuar dhe provuar botërisht. Ndërsa vete opozitën e cilësoi në dëshpërim ku mbi të rëndojne çështje madhore qe nuk mund te harrohen.
“Dihet që njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara dhe kjo histori është pasqyrë besnike e dëshpërimit të opozitës sonë, e cila përveçse s’ka kokë ka mbi kurriz çështje madhore si Gërdeci, 21 janari apo edhe lidhjet ruse qysh në kohën kur bashkoi votën me partinë e Putinit në Këshillin e Evropës kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjitha këto janë fakte që kërkojnë drejtësi, jo teori konspiracioni dhe s’ka teori konspiracioni që i varros dot në harresë”.
Klan News
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!