[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Në Kosovë është zyrtarizuar lista e kandidatëve, që do të jenë pjesë e garës zgjedhore të 14 shkurtit, ndërsa paralelisht vijon edhe procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora, i cili do të zgjasë deri më 21 janar. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi bëri të ditur se në total janë dorëzuar emrat nga 28 subjekte politike.VALMIR ELEZI ZEDHENES I KQZ“Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit do të marrin pjesë 21 parti politike, dy koalicione parazgjedhore dhe pesë iniciativa qytetare. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për këto zgjedhje është 1.079.”Elezi bëri të ditur se në përputhje me aktgjykimin e datës 21 dhjetor të Gjykatës Kushtetuese si dhe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, përpara certifikimit do të kërkohet verifikimi i listave në gjashtë institucione përgjegjëse.“KQZ-ja do të dërgojë kërkesë për verifikim nëse kandidatët janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe këtë kërkesë do ta dërgojë në gjashtë institucione: në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në Ministri të Punëve të Brendshme, në Agjenci të Kosovës për Inteligjencë, në Ministrinë e Jashtme dhe atë të Mbrojtjes”.Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se një person i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të ketë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Kosovës.
Ещё видео!