Lajme Arkiva 2003
Fëmijët e familjes Zyberi të ardhur nga Kukësi dhe të sistemuar në shtëpinë Zyber Hallulli në Tiranë vazhdojnë të ndihmohen jo vetëm nga shoqatat humanitare, por edhe nga nxënësit e shkollave një përfaqësi nga shkolla e Mesme Ekonomike Flabina është takuar me gjashtë prej fëmijëve të familjes Zyberi për t’ju dhuruar një shumë të hollash të mbledhura nga nxënësit në mënyrë që të sensibilizohen edhe biznesmenët e ndryshëm shqiptarë për të ndihmuar familjet në nevojë.
Në shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli janë 7 fëmijë, ndërsa më i vogli Arditi 3 vjeçar vazhdon të jetë ende në spital, shëndeti i të cilit sa vjen dhe përmirësohet. Pas ndërhyrjes kirurgjikale ku i janë prerë 5 gishtërinjtë e nekrotizuar, mjekët e reanimacionit në pavijonin e pediatrisë po kujdesen për të duke kryer çdo ditë terapi intensive për të ngritur sa më shpejt në këmbë Arditin e vogël.
Megjithëse i rritur me kushte të rënda në Kukës me një kujdes prindëror të munguar Arditi ende nuk ka filluar të ecë, por ka nisur të miqësohet jo vetëm me mjekët por edhe me fëmijët e tjerë të shtruar pranë tij në reancimacion./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!