Institucioni I Avokatit të Popullit inspekton ccdo vit spitalet psikiatrike dhe institucionet ku mbahen personat e privuar nga liria. Nga inspektimet e ketij viti rezultoi se në vendin tonë, limgji për shëndetin mendon megjithëse është miratuar 12 vjet më parë, nuk gjen zbatim edhe sot e kësaj dite.
Ajo që kemi identifikuar është se kushet infrastrukturore në një sërë spitalesh nuk kanë qenë të duhurat. Ndërsa Spitali Psikiatrik në Vlorë është rikonstruktuar gjatë 5 viteve të fundit dhe ka përmirësime në kushtet infrastrukturore, spitali I Elbasanit mbetet ende në kushte infrastrukturore shumë të dobëta për akomodimin e këtyre personave.
Prej 5 vitesh është premtuar se do të ristrukturohej ky spital dhe më në fund është miratuar leja e rikonstruksionit. Një shqetësim që kemi patur është se nuk ka mjaftueshëm terapi rikuperuese për këta të sëmurë. Rekomandimi kryesor I Avokatit të Popullit ka qenë që ne do të mundemi t’i rikuperojmë këta persona dhe jo t’u japim qetësues në mënyrë që ata të jenë nën efektin e ilacceve.
Në 2021 u mbyll institucioni famëkeq I Zaharisë dhe të gjithë pesonat u zhvendosën në institucionin e posaccëm në Shën Koll të Lezhës. Po atje si është situata?
Kapaciteti I këtij institucioni ishte për 188 persona, por aktualisht atje janë 444 persona, pra më shumë se dyfishi. Kjo pasi pati një numër shumë të lartë me vendime të gjykatave, që detyronin një numër të madhe personash drejt kësaj qendre. Shqipëria është zotuar që do të ngrejë institucionin forensic, por për ne është thelbësisht problematike kjo gjë, pasi së pari ata janë në mbipopullim të tmerrshëm, dhe e dyta nuk kanë personel për t’I asistuar, sipas numrit aktual. Një problem tjetër shumë I madh aty lidhet me gjykatat që ndonëse kanë detyrimin që duhet të bëjnë rivlerësimin e këtyre personave brenda një vitit me iniciativë, gjykatat nuk arrijnë ta bëjnë në kohë këtë vlerësim dhe personat mbetet 1 vit apo 1 vit e gjysmë pa patur një vlerësim të dytë nëse ata duhet të rrinë apo jo në këtë institucion të mbyllur prej të cilit ata nuk mun dtë dalin.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AvokatiPopullit#SpitaletPsikiatrike#TopChannelNews
Ещё видео!