Përfaqësues të transportit: Presim lehtësira nga qeveria dhe bashkia
Unioni i Transportit Publik njofton se shërbimi urban do të vijoje të jetë funksional edhe në ditët e para të Marsit. Përfaqësuesit e këtij shërbimi shprehen pavarësisht vështirësive financiare ata nuk duan të penalizojnë qytetarët.
“Ne shpresojmë që faza e premtimeve të përmbushet dhe transporti publik të vazhdojë të funksionojë siç ka funksionuar. Nxorëm abonenën në shitje dukje parë dhe reagimin e qytetarëve që realisht iu duhet dhe nevojitet kjo abone për të shkuar, sidomos shtresa e studentëve dhe të punësuarve që iu nevojitet më shumë”.
Ndër të tjera Unioni i Transportit Publik shpreson që të përfitojnë lehtësirat e kërkuara nga qeveria dhe Bashkia Tiranë.
“Kemi patur një reagim të bashkisë së Tiranës, jo të vendosur. Shpresojmë që do mbahet premtimi i rimbursimit të çmimit të naftës dhe fondit të kërkuar”.
Shoqata kërkon nga autoritetet të marrin masa duke filluar nga rimbursimi i TVSH-së, heqja e akcizës 37 lekë/litër, heqja e taksës së qarkullimit në karburant për subjektet e licencuara dhe rimbursimi për kategoritë që përfitojnë shërbim falas.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!