Ish-kryeministri njëherësh lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Bershia ka njoftuar një konferencë urgjente për mediat, e cila do të mbahet në një nga sallat e një prej hoteleve të kryeqytetit.
Lajmi është bërë publik nga vetë ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ndër të tjera shkruan: “Sot ne oren 19:00 do te zhvilloj nje konference per shtyp ne Hotel Rogner. Ftoj te gjitha mediat, sipas deshires, te jene te pranishme!”
Kjo konferencë për mediat vjen në një kohë kur pritet dorëzim i firmave të mbledhura nga delegatët për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, i lajmëruar për tu mbajtur më 11 dhjetor, ditë kjo që shënon themelimin e Partisë Demokratike, e për ish-kryeministrin 11 dhjetori 2021 do të jetë dita e rithemelimit të kësaj force politike.
Sipas liderit historik të Partisë Demokratike janë mbledhur 4200 nënshkrime të delegatëve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike që kërkoj thirrjen e jashtëzakonshme të kuvendit, ku do të shqyrtohen vendimet e kryedemokratit Lulzim Basha si dhe njëherësh pritet votëbesimi ndaj tij.
Nga ana tjetër Lulzim Basha është shprehur se nuk do të lejojë asnjë Kuvend për aq kohë sa ai ëshgtë në krye të Partisë Demokratike, që të vërë në diskutim vendimet e Departamentit Amerikan të Shtetit. Sipas tij Berisha po tenton që për interest e tij personale të bunkerizojë Partinë Demokratike.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Berisha#PD#TopChannel
Ещё видео!