Në Greqi po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, proces që u parapri ditën e shtunë nga votat e hedhura nga qytetarët grekë të regjistruar jashtë vendit. Rreth 9,8 milionë qytetarë do të votojnë në 21 529 qendra votimi për të zgjedhur 300 anëtarët e parlamentit grek për një mandat 4-vjeçar.
400 000 janë votues për herë të parë, të cilët kanë mbushur këtë vit 17 vjeç. Qendrat e votimit në Greqi janë hapur këtë të diel në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00 të darkës.
Kreu i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras e cilësoi si ditën e shpresës.
“Qytetarët e kanë në dorë për të lënë pas katër vite të vështira. Të lëmë pas një qeveri arrogante që nuk ndjen nevojat e të shumtëve dhe t’i hapim rrugë një qeverie bashkëpunimi progresiv në një program drejtësie sociale. Për të pasur shpresë për një të nesërme më të mirë”, tha ai.
Janë shtatë shqiptarë që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 21 Majit në Greqi. Ndërsa sa i përket shqiptarëve të cilët kanë të drejtë vote në shtetin fqinj mendohet se janë 200 mijë persona.
Ditën e shtunë votuan për herë të parë dhe emigrantët, rreth 22 mije persona votuan nga vendbanimet e tyre, jashtë Greqisë.
Sipas sondazheve të fundit dhe analistëve, partia e parë nuk do të fitojë shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme. Demokracia e re e kryeministrit Mitsotaqis del e para me 35 % të votave ndërsa SYRIZA e Aleksis Tsipras renditet e dyta me 6 pikë përqindje më poshtë.
Është vendosur që raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet deri në Korrik.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!