Komisioni për vaksina në Gjermani tha të enjten se personat që e kanë kaluar sëmundjen COVID-19, duhet të marrin vetëm një dozë të vaksinës së prodhuar nga kompania britanike, AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it. Ky vendim pritet që mundësojë që më shumë njerëz të vaksinohen kundër koronavirusit, teksa shtetet po përballen me mungesë të dozave të vaksinave. Një dozë e AstraZenecas duhet t’i administrohet një pacienti që është diagnostikuar me COVID-19 gjashtë muaj më parë, tha Komisioni i përhershëm i vaksinave, përmes një deklarate për media.
Gjermania është përballur me një refuzim të qytetarëve për të marrë vaksinën e AstraZenecas, pasi gjatë studimeve klinike për këtë vaksinë, nuk kanë qenë të përfshirë personat mbi 65 vjeç. Kjo ka bërë që disa udhëheqës të landeve gjermane të bëjnë thirrje që vaksina e AstraZenecas t’u jepet të rinjve. Sipas të dhënave preliminare, Vaksina AstraZenecas është 63.9 për qind efikase kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi. Që prej fillimit të pandemisë COVID-19, Gjermania ka regjistruar mbi 2.4 milionë raste me këtë sëmundje, thuhet në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.
Pamjet: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Gjermani#TopChannel
Ещё видео!