#oranews #selenice #vlore #vretbabane #djalivretteatin #vritetbabai #inskenimvrasje #MatoGllucaj #shorts
Mato Gllucaj, i riu vrau të atin me eksploziv në fshatin Gjorm të Selenicës mbeti në qeli.
Gjykata e Vlorës vendosi ndaj 23 vjecarit masën e sigurisë masën arrest me burg deri në përfundim të hetimit!
Në seancën me dyer të mbyllura, i riu mësohet se nuk ka shfaqur asnjë shenje pendese, ndërsa kur u vu në pranga deklaroi se të atin i Dymish Gllucaj e vrau pasi ai e dhunonte prej vitesh. Në gjykatë 23 vjecari mesohet se heshti edhe për me arsenalin e armëve dhe municioneve që iu gjet në banesë.
Krimi brenda familjes ndodhi të premten e 1 shtatorit. 23 vjeçari Mato Gllucaj, sipas dosjes hetimore kishte vendosur brenda një sobe të vogël me gaz lëndë plasesë të cilën e shpërtheu teksa i ati po kalonte në oborr.
56 vjeçari ndërroi jetë për shkak të plagëve rrugës për në spitalin e Vlorës!
Fillimisht ngjarja u raportua aksidentale, por hetimet zbuluan se ishte një krim i organizuar në familje!
Në banesën e familjes u gjetën një arsenal armësh e municionesh të cilat i përkisnin 23 vjecarit.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!