Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje nga vizita e Presidentit te Republikës Rexhep Mejdani me bashkëshorten Lidra Mejdani në shtëpinë e Iris Hysenmetaj në Sauk të Tiranës. Pamje nga vizita në shtëpi, takimi me Irisin dhe prindërit e tij.
Një histori e prekshme për një familje të thjeshtë nga fshati Sauk i Tiranës ka lidhur një urë tjetër humanizmi mes Shqipërisë dhe Italisë. Marrëzia shqiptare e Marsit të vitit 1997 me hapjen e depove dhe armatosjseve të popullsisë ka shkaktuar jo vetëm shumë plagë por ka dëshmuar se edhe jeta mund të mbijetojë mbi vdekjen.
Vetëm mrekullia e mjekëve shqiptarë dhe atyre italianë ka mundur të shpëtojë nga vdekja vogëlushin 6 vjçar nga Sauku, Iris Hysenmetaj. Presidenti i Shqipërisë Rexhep Mejdani i shoqëruar nga bashkëshortja Lidra është njohur nga afër me historinë e Irisit.
Plagosja e Irisit ka ndodhur në Mars të vitit 1997 kur ai bashkë me prindërit po kthehej nga fshati Stërmas. Njerëz të armatosur kanë qëlluar me breshëri armësh autobuzin me të cilin ai udhëtonte dhe si pasojë një plumb e ka goditur Irisin në kokë duke i dëmtuar një pjesë të trurit. Pas dy muajve në Spitalin Ushtarak vogëlushi është dërguar në Torino të Italisë ku mjekët me ndihmën e gazetarëve dhe lexuesve të gazetës "La Stampa" kanë bërë të mundur operimin dhe nxjerrjen nga koka të plumbit.
Pas dy vjetësh në Itali, Irisit i është rikthyer shikimi, ecën, dëgjon dhe flet lirshem në sajë të operacionit ku mjekët italian i kanë riparuar një pjesë të trurit të dëmtuar. Shpenzimet janë mbuluar nga gazetarët dhe lexuesit e gazetës dhe tani Irisi do të shkojë në Itali për të filluar klasën e parë nën kujdesin e një mësuesje të veçantë dhe prindërve të tij.
Gazetar: Vladimir Lame
Ещё видео!