24 orët e fundit shënuan një rënie të ndjeshme të infektimeve me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 2092 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë vetëm 264 raste. 47 prej tyre u identifikuan në Tiranë dhe më pas vijnë Korça, Durrësi, Fieri dhe Berati.
Megjithatë mbeten të larta jetët e humbura si pasojë e infektimit nga virusi. 9 persona ndërruan jetë në spitalet Covid në Tiranë dhe rrethe. 4 prej tyre i përkasin kryeqytetit, 2 ishin nga Shkodra ndërsa të tjerët i përkasin Vlorës, Fierit dhe Pogradecit të moshave nga 55 në 83 vjeç. Shkon kështu në 2274 numri i viktimave që nga nisja e pandemisë në vendin tonë.
Të qëndrueshme janë edhe shifrat e pacientëve në spitale. Në spitalet e Tiranës dhe ato në rrethe po trajtohen 255 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Autoritetet shëndetësore raportuan edhe për 589 qytetarë të shëruar megjithatë numërohen mbi 30 mijë raste aktive të shpërndara në të gjithë vendin.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!