Ata bien ndesh me talebanët e zakonshëm me veshjen e tyre tradicionale, turban, të ulur në pjesën e pasme të kamioncinave. Njësia Badri 313, pjesë e forcave speciale talebane është subjekt i ri i propagandës intensive dhe gëzon një aureolë të rëndësishme në regjimin e ri.
Imazhet janë shpërndarë ngado në rrjetet sociale nga zotërit e rinj të kabulit dhe tregojnë ushtarë të pajisur me gjithcka i nevojitet një luftëtari të jashtëzakonshëm: armë lufte, helmetë, jelek antiplumb, kapucë, canta shpine, syze speciale, mjete për të parë natën, radio taktike etj.
Ata janë ushtarët e Badri 313, që e kanë marrë emrin nga beteja e Badr-it, 1400 vite më parë, gjatë të cilës profeti triumfoi me vetëm 313 ushtarë në krahë. E pavarësisht se mund të mos jetë e barabartë me forcat speciale perëndimore, e as ato në indinë apo pakistanin fqinj, pjesëtarët e tyre janë më efikasë se talebanët standartë dhe sigurisht, më shumë se trupat e ushtrisë kombëtare.
Ata u përdorën edhe në fushatën kundër grupit shteti islamik mes 2017-ës dhe 2020-ës.
Historikisht, ata ndërhyjnë kundër më të fortëve. Ekspertët thonë se kjo brigadë përshin disa mijëra pjesëtarë maksimumi, por ata janë më të trajnuarit dhe më të mirëarmatosurit në afganistan. Për më tepër, ata kanë vënë jo pak në siklet shtetet e bashkuara, pasi të gjitha pajisjet ushtarake me të cilat ata shfaqen në foto dhe video, janë prodhim më i fundit amerikan. Bëhet fjalë për armatime që shba i dha ushtrisë kombëtare afgane, në kuadër të marrëveshjes miliona dollarëshe për forcimin e saj. Këto kohë, njësia ka qenë përgjegjëse për sigurinë përreth aeroportit të Kabulit, ballë përballë me forcat amerikane që ende kontrollojnë pistat. Ajo madje u shfaq edhe në fotot ku ngrihej flamuri taleban, një klishe thuajse e njëjtë me një tjetër po aq të famshme, foton e ushtarëve amerikanë në betejën e Ivo Jima-s në Japoni, gjatë luftës së dytë boërore. E përtej efikasitetit operacional, njësia Badri 313, i shërben interesave të fuqishme politike. Ajo është e lidhur me rrjetin Haqqani, një zë që ka rëndësi brenda talebanëve. Dy prej përfaqësuesve të saj po marrin pjesë në diskutimet për qeverinë e re në kabul.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Badri#Taleban#TopChannel
Ещё видео!