Trafikantët e drogës nga Amerika Latine kanë gjetur një metodë të re të trafikut, për të shmangur çdo ndalim, apo operacion policor. Sasi të vogla dërgohen me persona që luajnë rolin e korrierit, dhe udhëtojnë me avionë linjash drejt Evropës, për shembull nga aeroportet në Guayaquil, apo në Quito. Një metodë relativisht e re është marrja e avionëve me qera, apo të ashtuquajturit “avionët e drogës”.
Në qershor të këtij viti, dy shqiptarë u arrestuan me 1000 kilogramë kokainë dhe më shumë se 1.5 milionë dollarë. Ata u zbuluan pas një fluturimi çarter nga Kolumbia në Madrid.
Operacioni për arrestimin e tyre i koduar “Familja”, u organizua nga DEA dhe EUROPOL dhe në përfundim të tij përveç dy shqiptarëve u arrestuan edhe 16 persona të tjerë. Është interesant fakti se pesë nga arrestimet u kryen në Azi. Mendohet se trafikantë nga Ballkani organizojnë dhe koordinojnë trafikimin në rrugë detare të ngarkesave shumë-kilogramëshe me kokainë.
Disa trafikantë ballkanikë duket se preferojnë të përdorin jahte. Një grek dhe një shqiptar u arrestuan në Guayaquil në vitin 2020, ndërsa mundoheshin të trafikonin drogë në Evropë dhe Australi me një anije me vela.
Një numër personash nga Ballkani perëndimor janë arrestuar muajt e fundit duke trafikuar kokainë me jahte. Nga informacionet që disponon policia duket se kjo tendencë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Charter#Drogë#TopChannel
Ещё видео!