Gjykata e Apelit Tiranë la në qeli Havier Dobin, i arrestuar disa javë më parë si bashkëpunëtor i nënës së tij Rozeta Dobi në vjedhjen e banesës së Alda Klosit, ku punonte si sanitare. Apeli nuk pranoi kërkesën e tij për t’u hetuar në “Arrest shtëpie”. Ndërsa 49-vjeçarja Rozeta Dobi, nuk e ka kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë që e la në qeli pa afat.
Prokuroria e Tiranës i akuzon ata për vjedhje me pasoja të rënda, të bizhuterive dhe të paktën 120 mijë eurove në banesën e Alda Klosit. Gjatë hetimeve, pas arrestimit të nënë e bir, policia gjeti në banesën e familjes Dobi, edhe 400 mijë euro të tjera të fshehur në tubat e ajrimit.
Alda Klosi nuk pranon që këto vlera monetare të jenë të sajat dhe i tha hetuesve se në banesë kishte vetëm 120 mijë euro, një pjesë e të cilave ishin të të afërmve të saj.
Për shkak se as Rozeta Dobi, nuk ka treguar se ku janë vjedhur këto para, por asnjë denoncim tjetër nuk është bërë, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një hetim për pastrim parash me dyshimet se 400 mijë eurot mund të vijnë nga aktivitete kriminale.
Tv Klan
#havierdobi #rozetadobi #grabitje
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!