Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Në Tiranë po mbahet edicioni i dytë i festivalit Digjital Nomad. Ky organizim bën bashkë profesionistët, sipërmarrësit, novatorët dhe të gjithë të rinjtë që aktualisht eksplorojnë botën e punës në distancë, ose ëndërrojnë për një punë të tillë.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ndihet krenar që festivale të tilla zhvillohen ne kryeqytet i cili po bëhet gjithnjë e më gjithëpërfshirëse.
“Sot Tirana është numri një në Ballkan, me 3000 nomadë digjitalë, me njerëz profesionistë që kanë dije, jo thjesht njerëz që bëjnë punë manuale, por njerëz që bëjnë punët e së ardhmes. Jo vetëm ata jetojnë mirë në Tiranë, por njohuria që përhapin dhe fakti se si edhe ekosistemi lokal i shumë prej kompanive, shumë prej start-up, frymëzohet nga nomadët digjitalë, është diçka e jashtëzakonshme.
Patjetër që promovojmë Tiranën, sigurisht po përgatitemi që vitin tjetër të jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Një pjesë e madhe e nomadëve digjitalë do të përfshihen në aktivitete të kulturës dhe të mendosh që jemi rritur në një qytet që kishim vetëm një kombësi; sot jemi në një qytet që ka mbi 140 e ca kombësi do të thotë që diçka po funksionon në Tiranë.
Do të donim që ta vazhdonim me gjithë këtë energji pozitive këtë rrugëtim, për të qenë vërtet një qytet kozmopolitan i të gjithëve”, tha Veliaj.Të pranishmit eksploruan të ardhmen e punës, teknologjisë dhe lidhjeve globale me folës dinamikë dhe sesione me histori suksesi frymëzuese./vizionplus.tv
Ещё видео!