Vetëm dy ditë më parë në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 u trajtua historia e një djaloshi 28-vjeçar nga Lezha. Klaudjan Sinani jetonte prej disa vitesh në Francë dhe bashkëjetonte atje me një grua 47-vjeçare, me të cilën kohët e fundit kishte pasur disa konflikte. Pas një denoncimi që ajo i pati bërë ai përfundoi në burg. Familja e tij nuk dinte asgjë dhe i vetmi informacion iu është dhënë nga bashkëjetuesja e të birit.
Ещё видео!