Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, brenda një jave do të përgatisë materialin e përmbledhur që do t’i prezantohet Kuvendit Kombëtar më 17 Korrik. Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike”, thuhet në udhëzimin e Kryesisë së PD- së të premten.
Paralelisht me procesin e analizës së zgjedhjeve, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka urdhëruar ngritjen e një komisioni të përhershëm statusor që do të amendojë ndryshimet.
Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë”, thuhet në udhëzimin e PD.
Komisioni për amendimet statusore përbëhet nga 9 të besuarit e kryedemokratit Basha, duke nisur nga numri dy i PD-së, Gazmend Bardhi. Po ashtu, në grupin e hartimit të ndryshimeve statusore do të jenë edhe dy nënkryetarët e PD-së, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.
Për efekt të pikës 2 të Rendit të Ditës së Kuvendit Kombëtar, ngrihet Komisioni i Përhershëm Statusor i përbërë nga: Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm; Edi Paloka, nënkryetar; Edmond Spaho, nënkryetar; Albana Vokshi, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas (LDG); Belind Këlliçi, Kryetar i Forumit Rinor të PD (FRPD); Jorida Tabaku, përfaqësuese e Kryesisë së Partisë; Enkelejd Alibeaj, përfaqësues i Kryesisë së Partisë; Enno Bozdo, përfaqësues i Kryesisë së Partisë; Grida Duma, përfaqësuese e Kryesisë së Partisë”, theksohet në udhëzimin e miratuar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#PD#TopChannel
Ещё видео!