[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Dueli Vllaznia -Teuta është padyshim ndeshja e javës që do të vendos shumë për fatin e titullit kampion këtë sezon. Diferenca me vetëm dy pikë në klasifikimin e superligës bënë që presioni të jetë dhe më i madh për dy skuadrat. Tek kuqeblutë humbja përballë Tiranës la një shije të hidhur megjithatë sipas trajneri kuqeblu, tomas Brdaric djemtë do të japin maksimumin për të marrë sërish kreun e renditjes. THOMAS BRDARIC -TRAJNER I VLLAZNISË“Me Teutën është vetëm një hap drejt titullit. Tani përballemi me një Teutë ndryshe, si kryesuese dhe shumë të fortë, por e dimë si t’i mundim ata, i kemi mposhtur edhe këtu. Nesër është një ndeshje tjetër dhe një kapitull tjetër, mendoj se i kemi aftësitë për të fituar.Ne konsiderojmë çdo rezultat sepse edhe më parë kemi bërë rezultate negative, por kjo nuk ka ndikuar në punën tonë. ''Ndërkaq Partizanin e vendit të dytë e pret dueli ndaj Apollonisë, një skuadër që lufton për mbijetsë. Në pragë të sfidës tekniku i kuq Ilir Daja tha se ka skuadrën e plotë dhe se synimi i vetëm janë 3 pikët ILIR DAJA / TRAJNER I PARTIZANIT '' Në vazhdimësinë e kampionatit ne kemi qenë skuadra që kemi realizuar më shumë, edhe pse shumë specialistë të futbollit nuk e citojnë këtë fakt. Ajo që ka ndryshuar është se më përpara kemi patur një shpërndarje të golave edhe me repartin e mesfushës, edhe në goditje standarte si me Bitrin dhe Belicën. '' Java e 31 e superligës nis sot me dy duele interesante si Bylis Tiraana dhe kastrioti -SKËNDEREBEU , ndërsa nesër Laci luan me Kukësin , partizani me Apolloninë dhenë fund superndeshja Vllaznuia -teuta në orën 18:00 në Loro Borici .
Ещё видео!