Rusia reagoi ashpër të shtunën ndaj komentit të Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken se Kazakistani mund ta ketë të vështirë t’i largojë trupat ruse.
Ministria e Jashtme ruse tha se në vend të që bëjë deklarata të tilla, Blinken duhet të reflektojë për ndërhyrjet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në mbarë botën. Blinken sfidoi të premten argumentimin e Rusisë për dërgimin e forcave të saj në Kazakistan, pas ditësh trazirash të dhunshme në vendin e Azisë Qendrore.
“Historia na meson se kur rusët hyjnë në një vend, ndonjëherë është shumë e vështirë t’i detyrosh të largohen,” tha Blinken.
Ministria e Jashtme e Rusisë e quajti “fyes” komentin e tij dhe tha se Uashingtoni duhet të analizojë historinë e vet të ndërhyrjeve në vende si Vietnami dhe Iraku.
Ndërhyrja në Kazakistan vjen në një kohë tensionesh të larta në marrëdhëniet e Moskës me Uashingtonin, ndërsa të dy vendet përgatiten për bisedime mbi krizën e Ukrainës që fillojnë të hënën.
Stërvitjet ushtarake dhe mobilizimi i forcave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën do të shërbejnë si sfondi i bisedimeve SHBA – Rusi të hënën në Gjenevë, të drejtuara nga Zv.Sekretarja e Shtetit Ëendy Sherman dhe Zv.Ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SHBA#Rusi#TopChannel
Ещё видео!