Tërmeti i javës së kaluar me epiqendër në Turqinë juglindore rezulton të jetë më i rëndi në këtë vend të paktën në këto 100 vite. Bilanci i viktimave kapërceu edhe atë të vitit 1939 të Erzinxhanit, ku humbën jetën 33 mijë njerëz.
Teksa operacionet e kërkim shpëtimit kanë hyrë në ditën e 10-të, numri i viktimave ka arritur në 35,400 vetëm në Turqi. Ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve përfshirë edhe Sirinë përllogaritet në mbi 41 mijë.
Megjithatë, shpresat për gjetjen e të mbijetuarve nuk janë shuar plotësisht. Kjo 77-vjeçare u nxorr e gjallë nga rrënojat pasi qëndroi për 212 orë e bllokuar.
Akoma më vonë, pas 222 orësh u nxorr kjo 42-vjeçare.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e krahasoi tërmetin me bombat bërthamore.
“Efekti i lëkundjeve ishte e barabartë me qindra bomba të fuqishme bërhtamore. Tërmete të tilla të mëdhenj ndodhin në oqeane dhe efektin e japin në tokë. Kurse në Karaman-marash, epiqendra ishte poshtë banesave”.
Përllogaritet që mbi 50 mijë ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti, shumica dërrmuese pallate banimi në 10 qytete të mëdhenj, duhen prishur dhe rindërtuar nga e para. Vlera e rindërtimit pritet të arrijë dhjetëra miliardë Dollarë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!