Për Kryeministrin Edi Rama surprizë e fitores së socialistëve më 14 Maj në qarkun e Korçës është Bashkia e Devollit.
“Ishte qershia mbi tortë e fitores në qarkun e Korçës dhe padiskutim që është meritë e të gjithë atyre që në Devoll janë pjesë e strukturës sonë elektorale”.
Edhe në Korçë ku vijoi turin e tij të falenderimeve, Rama shprehu edhe një herë merakun sesi socialistët do ta interpretojnë fitoren e 14 Majit.
“Jam shumë në merak për si ne do ta lexojmë këtë votë dhe për si ne do ta kuptojmë këtë votë. Këtë votë që ju e patë e transformoi komplet hartën e Shqipërisë”.
Të tijve u kujtoi edhe një herë se fitorja nuk është se zgjedhësit janë të kënaqur me atë që kanë bërë gjatë këtyre viteve qeverisje.
“Do të ishte fatale për ne nëse do të biem në vetëkënaqësi, nëse do të sillemi dhe do të mendojmë se jemi triumfatorë, se jemi të pazëvendësueshëm. S’ka lidhje fare kjo votë me të gjitha këto”.
Një falenderim e pati edhe për demokratët që sipas tij braktisën politikën e sherrit dhe të shkuarës.
“Duke bërë atë që kanë bërë ata meritojnë respekt sepse janë sjellë si patriotë duke braktisur hijet e së shkuarës që u shfaqën përsëri për të na marrë zvarrë e për të na kthyer mbrapa”.
Nga kryebashkiakët e tij kërkoi që pikë të parë të programit të tyre të qeverisjes vendore të kenë komunikimin me njerëzit.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!