Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Liderët shqiptarë nuk kanë nevojë për këshilla, por për mbështetje në rritjen e bashkëpunimit për një Maqedoni evropiane. Kështu u shprehë kryetari i Kuvendit Ilir Meta pas takimit që zhvilloi me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti duke shtuar se progresi i të drejtave të qytetarëve shqiptarë në Maqedoni realizohet përmes zbatimit më konkret të marrëveshjes së Ohrit.
Për Ilir Metën, është me rëndësi stabiliteti i Maqedonisë dhe ecja në rrugën e anëtarësimit në Nato dhe Bashkimin Europian.
Takimi mes kreyetarit të Kuvendit, Meta, me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti vjen në një kohë kur partia e këtij të fundit nuk e ka vendosur ende nëse do t’i bashkojë mandatet për të formuar qeverinë e re, me partinë e Nikola Gruevskit. Ahmeti ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bujar Nishani.
Meta: Më i rëndësishëm se çfardo lloj rezultati është stabiliteti i Maqedonisë, është zhbllokimi i kësaj krize institucionale përmes zgjedhjeve të fundit, që fatmirësisht u zhvilluan në një klimë pozitive dhe demokratike gjë që u vlerësua edhe nga ndërkombëtarët të cilën e kanë mbështetur Maqedoninë për të dalë nga kjo krizë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!