Rreth 50 gramë tritol dyshohet se u vendos në pjesën e jashtme të një dyqani kozmetik në zonën e ish-Bllokut mesnatën e së martës.
Kamerat e sigurisë në zonë kanë fiksuar një person që dyshohet se është dhe autor i vendosjes së lëndës plasëse. Ai ka qenë veshur me të zeza dhe në kokë mbante një kapuç për tu mos u identifikuar.
Sapo vendos pakon me lëndën plasëse në pjesën e jashtme të kozmetikës, është fiksuar nga kamerat teksa largohet me një automjet tip golf. Pavarësisht ekspozimit në disa prej kamerave të sigurisë në zonë ende nuk është arritur identifikimi autorit.
Pronarja e biznesit, Enisa Pirolli ka deklaruar para hetuesve se lënda plasëse mund të jetë vënë për shkaqe konkurrence.
Megjithatë burime nga grupi hetimit bëjnë me dije se veç kësaj piste, po verifikohen dhe konfliktet që pronarja e kozmetikës dhe të afërm të saj mund të kenë.
Ky është rasti i 12 i shpërthimit me lëndë plasëse në kryeqytet brenda vitit 2022, nga të cilat vetëm në një rast në Kamëz policia ka identifikuar dhe arrestuar autorët.
Tv Klan
#tritol #dyqan #tirane
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!