Qeveria ka rritur çmimet e referencës së apartamenteve mbi të cilat bëhet vlerësimi i taksës së pasurisë, me qëllim afrimin e vlerës së tyre me tregun aktual të shitjes dhe blerjes së pasurive të paluajtshme.
Formula e re e miratuar në vitin 2018 parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë sa 0,05% e vlerës së apartamentit, ndërsa për bizneset, kjo taksë do të jetë 0,15% .
Në Fletoren zyrtare janë botuar ndryshimet për vendimin e vitit 2018 për metodologjinë e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme për të gjitha bashkitë e vendit përfshi edhe Tiranën.
Në ndryshimet e miratuara qeveria ka rritur çmimet e referencës për metër katror të banesave mbi të cilat llogaritet taksa e pasurisë. Çmimet e referencës kishin mbetur të pandryshuara që nga viti 2016.
Rritja mesatare e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të kryeqytetit llogaritet rreth 29,600 Lekë për metër katror.
Zona me çmimet më të larta të referencës vijon të mbetet ajo e ish – Bllokut, e cila me çmimet e referencës të 2016-s, 190,000 Lekë/ m2. Me ndryshimet e fundit, çmimi arrin në 228,400 Lekë/m2. Më pas renditen zona te Piramida dhe stadiumi “Qemal Stafa” të cilat kanë çmim reference 202,400 Lekë/ m2 dhe zona e tretë kadastrale më çmimin më të lartë të referencës në Tiranë është zona te Telekomi dhe ish-Lidhja e Shkrimtarëve ku çmimi referencial i përcaktuar nga qeveria është 192.800 Lekë/m2, duke pësuar një rritje me 33%.
Ndërsa në përqindje, rritjen më të madhe të çmimeve e kanë Unaza e Re, Fabrika e Miellit, ish-Fusha e Aviacionit dhe Yzberisht të cilat kanë një rritje prej 76%, pasi nga 65 mijë Lekë/m2, tashmë çmimi i ri ka shkuar në 114.650 Lekë/m2. Zona tek “5 Maji” është rritur me 58%,zona e tretë me rritjen më të madhe prej 54% janë Medreseja, Farmacia nr.10, Tregu Industrial të cilat nga 100 mijë Lekë/m2, tashmë kanë çmim reference 156.700 Lekë/m2.
Ndërsa për disa ish komunat, çmimi për Farkën pothuajse është dyfishuar, pasi nga 66.500 Lekë/m2, me çmimet e reja shkon në 115.200 Lekë/m2.
Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për veprimtari ekonomike, tregtimi dhe shërbimi është 2 herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit .
Rritja e çmimeve të referencës pritet të rrisë vlerën e taksës së pronës për qytetarët dhe bizneset. Taksa mblidhet nga pushteti vendor nëpërmjet faturave të ujësjellësit.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!