Lajme Arkiva 2001
Rastet e të infektuarve nga virusi HIV AIDS në vendin tonë po shtohen dita-ditës. Deri tani të deklaruar me këtë sëmundje janë regjistruar rreth 60 raste. Në spitalin infektiv që prej 2 javësh janë shtruar katër vetë sieropozitiv. 3 burra me origjinë nga kryeqyteti si dhe një grua me origjinë nga një rreth verior i vendit. Ata kanë mbërritur në infektiv me sëmundje të ndryshme. Pas ekzaminimit të gjakut, mjekët e spitalit kanë dalluar se pacientët ishin mbartës të virusit vdekjeprurës HIV AIDS. Për këta pacientë, doktor Kristo Pano, shef i spitalit infektiv, thotë:
"Aktualisht në spitalin infektiv gjenden të shtruar 4 të sëmurë që janë seropozitiv ku nuk duhet të ngatërrohen me SIDA-n dhe në terrenin e këtij seropozitiviteti janë zhvilluar sëmundje të ndryshme infektive për të cilët dhe janë shtruar në spital dhe gjatë kontrollit që është bërë në spital janë kërkuar ekzaminime për përcaktimin e HIV dhe kanë rezultuar pozitiv. Këta të sëmurë trajtohen në dhoma të veçanta, në kujdese të veçanta. Personeli është në dijeni të gjendjes së tyre për të marrë masa mbrojtëse ndaj një infektimi të mundshëm dhe mjekohen si të gjithë të sëmurët e tjerë."
Të sëmurët mbarës të kësaj sëmundjeje sipas mjekëve janë infektuar jashtë Shqipërisë nëpërmjet marrëdhënieve të pambrojtura seksuale. Virusi i AIDS në vendin tonë është shfaqur vetëm 10 vjet më parë. Ndërkohë që në botë njihen disa medikamente që mbrojnë disi imunitetin e një sieropozitivi , tek ne këto ilaçe ende nuk kanë mbërritur. Për më tepër që rastet e të infektuarve sa vijnë e shtohen. Vetëm në vitine kaluar në spitalin infektiv të kryeqytetit, vdiqën nga SIDA 5 pacientë./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!