Dy shtetasit Kanixho Kalemi, 30-vjeç dhe Sefedin Beqiri, 19-vjeç kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi janë kapur me armë zjarri pa leje, municion luftarak dhe drogë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fishnet” është bërë i mundur ndalimi i një 30 vjeçari i dyshuar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës, emigrantëve nga vendet e treta, të cilit në momentin e kapjes, iu gjetën 41 doza kokaine.
Në pranga është vënë gjithashtu edhe ish-kunati i tij 19-vjeçar pasi u kap në banesën e 30-vjeçarit, me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Arrestimi i tyre është bërë gjatë një aksioni në lagjen nr.2, Sarandë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 41 dozat e kokainës, arma e zjarrit, municioni luftarak dhe 5 aparate celulare.
Ndërkohë në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Sarandë#Policia
Ещё видео!