Mbahen të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të 4 komunave me shumicë serbe në Kosovë. Procesi do të zhvillohet në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan. Në këto dy të fundit do të votohet edhe për asambletë e komunave.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi se ka përfunduar përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e procesit. Të hapura do të jenë 19 qendra votimi, nga 44 të tilla që ka pasur në proceset e mëparshme.
Një pjesë e qendrave janë të vendosura në konteinerë. Policia e Kosovës njoftoi në një deklaratë të saj se ka marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Zgjedhjet në këto 4 komuna po mbahen pasi në 5 Nëntor të vitit të kaluar krerët e këtyre komunave dhanë dorëheqje pas tensionit për çështjen e targave.
Në këto zgjedhje garojnë vetëm 10 kandidatë, dhe vetëm njëri është nga komuniteti serb. Kjo pasi Lista Serbe e ka bojkotuar procesin duke vënë si kushte formimin e asociacionit dhe largimin e njësive speciale policore të Kosovës nga veriu.
Bashkimi Europian ka shprehur zhgënjim për bojkotin e Listës Serbe duke deklaruar se është e domosdoshme që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës. Në krahun tjetër Beogradi e ka mbështetur vendimin e Listës Serbe.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!