Shpërthimi i vullkanit në ishullin spanjoll La Palma, që shkatërroi pjesë të mëdha toke dhe ndërtesa, nuk ndalet edhe pse ka mbushur tashmë një muaj. E madje duket se as nuk ka ndër mend të ndalet shpejt. Vullkani në një nga ishujt e Kanarieve, në afrikën veriperëndimore, shpërtheu së pari më 19 shtator, duke nxjerrë nga krateri lumenj llave që rrodhën ngadalë drejt detit duke mbuluar zona të gjera me hi. Deri më tani nuk ka asnjë viktimë nga rrjedha e llavës por shkëmbinjtë e shkrirë kanë mbuluar 763 hektarë tokë dhe kanë shkatërruar rreth 2 mijë ndërtesa, mes të cilave qindra shtëpi. Pas një muaji shpërthimesh të vazhdueshme, shoqëruar edhe me tërmete, gjeologët thonë se nuk e kanë idenë sa do të zgjasë aktiviteti vullkanik.
Vullkani ka nxjerrë rreth 10 mijë tonë dioksid sulfuri në ditë dhe që të konsiderohet i shuar, duhet të emetojë 400 tonë ose më pak në ditë. Rreth 7 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në ishullin që ka një popullatë prej rreth 85 mijë personash.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vullkani#LasPalmas#TopChannel
Ещё видео!